Your body language may shape who you are | Amy Cuddy

Your body language may shape who you are | Amy Cuddy



Translator: Visar Hadri
Reviewer: Helena Bedalli Dua t'ia filloj duke ju treguar
një strategji dhe e vetmja gjë qe ju kërkoj është kjo: që të ndryshoni qendrimin tuaj
për dy minuta. Por para se t'ia filloj, kërkoj nga ju të bëni një vlerësim të trupit tuaj. Pra, sa nga ju mblidhen mbi vete? Ndoshta perkuleni, vendosni këmbët kryq. Mbani duart kështu. Ndonjëherë i hapim shumë. (Të qeshura) Ju shikoj. (Të qeshura) Dua të fokusoheni në atë që jeni
duke bërë tani. Do të kthehemi tek kjo pas pak, dhe shpresoj që ta përvetësoni
këtë teknikë sado pak sepse mund t'ua ndryshojë
dukshëm jetën, Pra, ne magjepsemi me gjuhën e trupit, dhe veqanërisht jemi të interesuar
në gjuhën e trupit të të tjerëve. E dini, ne jemi të interesuar në….
— (Të qeshura) — një bisedë e quditshme ose një buzëqeshje një shikim përbuzës ose një shkelje syri
e quditshme, ose ndoshta thjesht një shtrëngim duarsh. Folësi: Ja ku mbërrijnë ata në numrin 10. Polici me fat ka rastin të shtrëngojë
duart me presidetin e Amerikës Ja dhe kryeministri —
Jo. (Të qeshura) (Duartrokitje) (Të qeshura) (Duartrokitje) Pra dhënia ose mosdhënia e dorës, mund të na bëjë të flasim për javë
dhe javë dhe javë. Madje edhe BBC dhe New York TImes. Pra dukshëm kur ne mendojmë për
sjelljen joverbale, ose gjuhën e trupit — që si shkencëtarë
e quajmë joverbale — eshte gjuhe, na ben te mendojme
për komunikimin. Kur ne mendojmë për komunikimin,
mendojmë për bashkëbisedimet. Cfarë po më komunikon
gjuha e juaj e trupit mua? Cfarë po ju komunikoj unë ju? Ka disa arsye për t'i parë gjërat
në këtë këndvështrim. Shkencëtarët social kanë
shpenzuar mjaft kohë duke shikuar efektet
e gjuhës së trupit tonë, ose atë të njerëzve të tjerë, si bazë e
krijimit të gjykimeve. Dhe ne vërtetë gjykojmë bazuar nga
gjuha e trupit. Dhe këto gjykime mund të parashikojnë
rezultate të vlefshme jetësore si kë punësojmë ose ngrejmë në detyrë,
apo ftojmë në takim. Përshembull Nalini Ambady, hulumtuese në
Universitetin e Tuft, tregon se kur njerëzit shikojnë klipe
30-sekondëshe pa zë të bashkëveprimeve reale midis
mjekut dhe pacientit, gjykimi i tyre mbi mirësjelljen e mjekut, parashikon nëse ai mjek
do të paditet ose jo. Pra nuk ka të bëjë aq shumë me atë se a ishte apo jo ai mjek i aftë, por a e pëlqejmë atë person dhe si
bashkëveproi ai? Edhe më dramatike,
Alex Todorov në Princeton thotë se gjykimet mbi fytyrat e
politikanëve në vetëm një sekond parashikojnë 70% të rezultateve të garave
për senatin Amerikan, dhe madje, të flasim për rrjetin virtual karakteret e përdorura në negocimet
e bëra online ju bëjnë të mundur që të merrni më
shumë vlerë nga ai negocim. Nëse i përdorni keq ato, ide jo e mirë.
Apo jo? Pra, kur mendojmë për joverbalen, mendojmë
për mënyrën se si i gjykojmë të tjerët, si të tjerët na gjykojnë ne,
dhe cilat janë përfundimet. Ne priremi të harrojmë, edhe
audiencën tjetër e cila influencohet nga joverbali jonë,
e kjo është vetvetja. Ne gjithashtu influencohemi
nga joverbali ynë, mendimet, ndjenjat dhe fiziologjia jonë. Për çfarë joverbali jam duke folur? Unë jam psikologe sociale.
Studioj paragjykimet, dhe jap mësim në një shkollë
konkuruese biznesi, pra ishte e ditur që do të isha e
interesuar në fuqinë dinamike. Veqanërisht fillova të interesohesha
në shprehjet joverbale të pushtetit dhe dominancës. Dhe cilat janë shprehjet joverbale
të pushtetit dhe dominancës? Epo, ja çfarë janë. Në mbretërinë e kafshëve,
paraqet zgjerimin. Pra për t'a bërë veten më të madh,
i zgjat duart, merr më shumë hapësirë,
pra në parim hapesh. Esenca është që të hapesh. Dhe kjo është e vërtetë
përgjatë mbretërisë së kafshëve. Kjo nuk ndodh vetëm tek kafshët. Edhe njerëzit bëjnë të njejtën gjë.
(Të qeshura) Pra njerëzit e bëjnë këtë kur kanë
fuqi pothuajse të vazhdueshme, dhe gjithashtu kur ndjehen të pushtetshëm
në një moment. Dhe kjo është veqanërisht
interesante sepse vërtet na tregon sa universale dhe të vjetra janë këto
shprehje të pushtetit. Këtë shprehje, që njihet si krenari, e ka studiuar Jessica Tracy. Ajo tregon se njerëzit që kanë lindur
me shikim normal dhe ata që kanë lindur të verbër
e bëjnë këtë kur fitojnë në një garë fizike. Kur ata e kalojnë vijën e finishit
dhe kanë fituar, edhe pse nuk kanë parë
një shprehje të tillë Ata e bëjnë këtë. Pra duart lart dhe mjekra gjithashtu
ngrihet. Po kur jemi t'pafuqishëm? Ne bëjmë të kundërtën. Ne ngushtohemi.
Ne mbështillemi në vete. E bëjmë veten më të vogël. Ne nuk duam të përplasemi
me personin ngjitur me ne. Keshtuqë prapë, kafshët dhe njerëzit,
bëjnë të njejtën gjë. Ja çfarë ndodh kur pushteti i lartë dhe
ai i ulët takohen. Pra çfarë bëjmë ne kur vjen puna
tek pushteti është se ne e plotësojmë komunikimin
joverbal të të tjerëve. Nëse dikush sillet më i pushtetshëm
kundrejt nesh, ne priremi të zvogëlohemi.
Ne nuk bëhemi si ata. Ne bëjmë të kundërtën e atyre. Kështu, vëzhgoj një sjellje në klasë, dhe çfarë vërej? Vërej se studentët e MBA ekspozojnë
gjithë pushtetin joverbal. Kemi njerëz të cilët duken si karikatura
të "Alphas" duke ecur në dhomë, shkojnë mu në mes
të dhomës para se klasa të fillojë, ata vërtet
duan të zotërojnë hapësirë. Kur ulen, ata në njëfarë mënyre hapen. Ata i ngrenë duart kështu. Ka edhe njerëz të tjerë,
të cilët janë në kolaps kur hynë në klasë.
Kur ata hyjnë, vërehet diçka. Vërehet në fytyrat e tyre,
dhe trupat e tyre, dhe ata ulen në karrige,
dhe ngushtohen, dhe ata veprojnë kështu kur
e ngrenë dorën. Nga kjo vërej disa gjëra. E para, dhe nuk është e papritshme. Kjo ka të ngjarë që të lidhet me gjininë. Pra, gratë kanë më shumë tendencë
t'a bëjnë këtë se sa burrat. Gratë vazhdimisht ndihen më
pak të fuqishme se burrat, kështu që kjo nuk është e habitshme. Por diçka tjetër që kam vërejtur është se kjo duket të ketë
lidhje edhe me nivelin e pjesmarrjes së studentëve,
dhe si merrnin pjesë ata. Dhe kjo është shumë e rëndësishme
në një klasë të MBA-së sepse pjesëmarrja numërohet
si gjysma e notës. Keshtu, shkollat e biznesit kanë pasur
vështirësi me dallimet gjinore Kemi burrat dhe gratë njësoj të
kualifikuar dhe kemi këto diferenca në nota, dhe kjo pjesërisht duket të jetë
nga dallimi në pjesëmarrje. Dhe fillova të mendoj, këta njerëz që vijnë e marrin pjesë këtu. A mund t'i bëjmë njerëzit të shtiren dhe a do të rezultonte kjo
me pjesëmarrje më të madhe? Kështu, bashkëpunuesja ime
Dana Carney, e cila është në Berkeley, dhe unë donim të dinim, a mund të
shtiremi deri sa t'ia dalim? Si përshembull, a mund t'a bëjmë këtë
për një kohë dhe vërtetë të kemi
një ndryshim në sjellje që të dukemi më të pushtetshëm? Pra, e dimë që joverbali jonë
orienton njerëzit e tjerë se si të mendojnë dhe të ndjehen për ne. Por pyetja jonë ishte. a na orienton joverbali jonë në mënyrën
se si ne ndihemi dhe mendojmë për veten? Ka disa evidenca se kjo është e vërtetë. Kështu, përshembull ne buzëqeshim
kur ndihemi të lumtur, por gjithashtu, kur jemi të detyruar
të buzëqeshim duke mbajtur një stilolaps në gojë kështu,
na bën të ndihemi të lumtur. Pra kjo ndikohet nga dy drejtime. Pushteti gjithashtu, ndikohet
nga dy drejtime. Kështu, kur ndjeheni të pushtetshëm zakonisht bëni këtë, por është e mundshme,
që kur shtireni si të pushtetshëm keni të ngjarë që me të vërtetë
të ndiheni si të tillë. Kështu pyetja e dytë vërtet ishte, meqë mendja ndryshon trupin, a është e vërtetë që
trupi ndryshon mendjen? Dhe kur them mendjen,
në rastin e pushtetit, për çfarë e kam fjalën? E kam fjalën për mendimet dhe ndjenjat dhe psikologjinë e tyre, që në rastin tim, janë hormonet.
Unë shikoj hormonet. Pra si duken mendjet e të pushtetshmëve,
dhe atyre të papushtetshmëve? Njerëzit e pushtetshëm zakonisht janë,
jo quditërisht, më të sigurtë dhe me më vetbesim,
më optimist. Ata besojnë që do fitojnë
madje edhe në lojërat e fatit. Ata gjithashtu kanë prirje
të mendojnë gjëra abstrakte. Pra ka shumë dallime.
Ata ndërmarrin më shumë rreziqe. Ka shumë dallime midis njerëzve të
fuqishëm dhe të pafuqishëm. Gjithashtu ka edhe diferenca psikologjike në dy hormonet kryesore; testosteroni që
është hormoni dominant, dhe kortisoli, që është hormoni i stresit. Ne zbulojmë që meshkujt alfa me
pushtet të lartë në hierarkine e primateve kanë nivel të lartë të testosteronit dhe
të ulët të kortisolit, dhe liderët efektivë dhe të pushtetshëm kanë gjithashtu të njejtat nivele
hormonale. Cfare nënkupton kjo?
Kur mendojmë për pushtetin, ne mendojmë vetëm për testosteronin, sepse kjo lidhej me dominancën. Por realisht, pushteti është mbi atë
se si reagojmë ndaj stresit. A do donit një lider të pushtetshëm
që është dominant me nivel testosteroni të lartë
por i stresuar? Me siguri jo, apo jo? Doni një person që është i pushtetshëm,
i sigurtë dhe dominant, por jo shumë i stresuar,
një person që i merr gjërat shtruar. Pra, ne e dimë në hiearkitë primate, nëse nevojitet një drejtues, nëse një individ papritur
merr rolin e drejtuesit, brenda disa dite, testosteroni
i atij individi rritet dukshëm dhe kortisoli i tij bie dukshëm. Kështu, kemi prova që trupi ndërton mendjen, të paktën në nivelin e fytyrës, dhe gjithashtu ky ndërrim i roleve
formëson mendjen. Pra çka ndodh është që ju ndërroni rolet, çka ndodh nëse bëni këtë
në një nivel minimal, si një manipulim i vogël,
apo invervenim i vogël? "Për dy minuta" ju thoni,
"Dua të qëndroj kështu, dhe kjo do t'iu bëjë të ndiheni
më të pushtetshëm." Kjo është ajo çka bëmë. Ne vendosëm të merrnim njerëz në laborator
dhe të bëjmë një eksperiment, dhe këta njerëz bënë, për dy minuta, pozita të të pushtetshmit ose
të pozita të papushtetshmit, dhe unë do t'iu tregoj këto pesë pozita, edhe pse ata i bënë vetëm dy. Ja ku është njëra. Disa të tjera. Kjo njihet si "Wonder Woman" ne media. Ja edhe disa të tjera. Pra ju mund të jeni në këmbë ose ulur. Dhe ja ku janë pozitat me pushtet të ulët. Pra, ju ngërtheheni në vete. Ky është një shembull. Kur prekni qafën tuaj, ju në të vërtetë po
mbroni veten. Pra, ja çfarë ndodh. Ata vijnë, dhe ndahen në dy grupe, për dy minuta ne themi
"Duhet të bësh këtë ose atë" Ata nuk shikojnë pozat në figurë. Ne nuk duam t'i imponojmë
konceptin e pushtetit. Ne duam që ata të ndihen të pushtetshëm. Pra për dy minuta ata bëjnë këtë. Ne pastaj i pyesim,
" Sa të pushtetshëm ndiheni?" dhe pastaj i'u japim një mundësi
për të luajtur kumbar, dhe marrim mostrën e pështymës. Ky është i gjithë eksperimenti. Dhe kjo është çfarë gjetëm. Toleranca e rrezikut, që është
në loja e kumbarit, gjetëm se në pozën e pushtetit të lartë, 86 përqind e juaj do të luani bixhos. Kur keni pozën e pushtetit të ulët, vetëm 60 përqind, dhe kjo është një
dallim mjaft i madh. Ja çfarë gjetëm në testosteron. Nga baza prej nga vijnë, njerëzit me pushtet përjetojnë rritje
prej rreth 20 përqind, dhe njerëzit me pushtet të ulët përjetojnë
ulje për 10%. Pra, dy minuta,
dhe ju keni këto ndryshime. Ja çfarë ndodh me kortisolin. Njerëzit me pushtet të lartë
përjetojnë ulje për 25%, dhe njerëzit me pushtet të ulët përjetojnë
rritje prej 15%. Kështu, dy minuta qojnë në
këto ndryshime hormonale që konfigurojnë trurin tuaj që të jeni kategorik,
me vetëbesim dhe rehat, ose reagues ndaj stresit dhe ndjenja
e të qenurit të mbyllur. Dhe ne të gjithë kemi pasur këtë ndjesi,
apo jo? Joverbali shfaq atë se si ndihemi
ne me veten, pra nuk janë vetëm të tjerët,
por edhe vetja jonë. Gjithashtu, trupi jonë ndryshon
mendjen tonë. Por pyetja e rradhës është, a mundet pozimi autoritar për disa minuta vërtet të ndryshojë jetën tuaj
në mënyra kuptimplote? Eshtë kjo detyrë e vogël,
janë vetëm disa minuta. Kur mund ta aplikosh këtë? Pyetje të cilës sigurisht i kemi
kushtuar rëndësi. Ne mendojmë se duhet të përdoret
në situata vlerësuese, si në situata të kërcënimeve shoqërore. Ku ju vlerësoheni nga shokët? Për adoleshentët është tavolina e drekës. Për disa njerëz është të folurit
në një mbledhje në shkollë, mund të jetë një prezantim ose
në një ligjeratë si kjo ose një intervistë pune. Ne vendosëm që ajo ku njerëzit gjejnë
veten më shumë është intervista e punës. Ne i publikuam këto gjetje, dhe media filloi t'i kushtonte
vëmendje të madhe, dhe ata thonë, në rregull, kjo duhet bërë kur shkoni në intervistë pune, apo jo? (Të qeshura) E dini, ne u tmerruam, dhe thamë, Oh jo, jo, kjo nuk është çka ne menduam. Për shumë arsye, jo, mos e bëni këtë. E përsëris, kjo nuk është
kur flisni me të tjerët. Kjo bëhet kur ju të flisni me veten tuaj. Cka bëni para intervistës së punës?
Ju bëni këtë. Ju jeni ulur. Shikoni në Iphone-n tuaj– ose Android-in, pa dashur të
përjashtoj dikë. Ju shikoni në shënimet e juaja, ju kërruseni, e bëni veten të vogël, kur në fakt çka duhet të jeni duke bërë
ndoshta është kjo, si në banjo. Apo jo? Gjeni dy minuta. Pra kjo është çka duam të testojmë. Mirë? Kështu, ne sjellim njerëzit në laborator, dhe ata bëjnë pozitat e pushtetshme
ose të kundërtën, dhe i vendosim në një intervistë pune
shumë stresuese. Ajo zgjat 5 minuta.
Ata janë duke u incizuar. Ata janë duke u gjykuar gjithashtu, dhe gjykuesit jane trajnuar
qe te mos reagojne, kështu që ata duken kështu. Imagjinoni sikur ky person
po ju interviston ju? Pra për 5 minuta, asgjë,
dhe kjo është më keq se të të ndërpresin. Njerëzit e urrejnë këtë. Marianne LaFrance e ka studiuar këtë. Pra, kjo të gozhdon kortisolin. Kështu, kjo është invervista që
ne i vendosim ata, sepse ne donim të shikonim çfarë ndodh. Pastaj i vëmë kater kodues të shikojnë
regjistrimet. Ata nuk i dinë hipotezat tona.
Ata nuk dinë asgjë. Ata nuk e dinë kush ka pozuar
në cilën pozë, dhe ata përfundojnë duke shikuar
regjistrimet dhe thonë,
"Ne duam t'i marrim në punë këta njerëz" të gjitha ata që kanë pozuar në pozën
e pushtetit të lartë. "Nuk duam t'i punësojmë këta njerëz. Ne githashtu i vlerësojmë këta njerëz
më pozitivisht." Por çka i nxit këta? Nuk është përmbajtja e të folurit. Eshtë prezenca që ata sjellin në të folur. Sepse ne i vlerësojmë ata në
bazë të disa faktorëve lidhur me kompentencën,
si p.sh strukturimi në të folur? Sa i mirë është?
Kualifikimet e tyre? Asnjë efekt në këto gjëra.
Ja çka influencon. Këto gjëra. Njerëzit vënë në pah veten e tyre
të vërtetë. Ata sjellin veten e tyre. Ata sjellin idetë e tyre, por si vetvetja, pa asnjë tepricë shtesë. Pra, kjo e drejton ose ndihmon efektin. Kështu, kur i tregoj njerëzve për këtë, që trupi jonë ndryshon mendjen tonë,
dhe mendja sjelljen tonë, e sjellja rezultatin, ata thonë, "Duket si falso," Apo jo? Dhe unë i thash, bëni sikur
deri sa t'ia dilni. Nuk jam unë. Nuk dua të dal aty dhe të ndihem si
mashtrues. Nuk dua të ndihem si mashtrues. Nuk dua të shkoj aty vetëm për të kuptuar
që nuk përkas aty. Dhe kjo vërtetë lidhej me mua, sepse dua t'ju tregoj një storie të vogël
për të qenurit mashtrues i vetes dhe të ndjenjës që nuk i përkas
këtij vendi. Kur isha 19 vjec, bëra një aksident
të madh me makinë, Isha gjuajtur nga makina,
dhe jam rrotulluar disa herë. Isha hedhur nga makina. Dhe u zgjova në një zonë rehabilituese për
dëmtime në kokë, dhe isha tërhequr nga kolegji, dhe mësova se IQ ime kishte zbritur për dy
devijime standarde gjë që ishte traumatike. E dija IQ time sepse isha identifikuar
me të qenurit e mençur. dhe isha quajtur e talentuar si fëmijë. Tentoja të kthehesha në kolegj. Më thanë, "Nuk do ta mbarosh kolegjin. Ka gjëra të tjera për ty që t'i bësh, por kjo nuk do të funksionojë për ty." Vërtet e pata vështirë, më duhet të them, të të marrin identitetin, që për mua ishte të qenurit e mençur, të të marrin këtë nga ty, nuk ka asgjë që të bën më të pafuqishëm. Pra u ndjeva e pafuqishme. Punova dhe punova, dhe pata fat, dhe punova, dhe pata fat, dhe punova. Eventualisht, diplomova nga kolegji. Mu deshën 4 vjet më shumë se kolegët e mi, dhe e binda dikë, engjellin tim këshillues
Susan Fiske, të më merrte, dhe shkova në Princeton, dhe ndihesha sikur,
nuk duhet të jem në këtë vend. Unë jam një mashtruese. Natën para fjalimit tim, dhe fjalimi vjetor në Priceton
zgjat 20 minuta para 20 vetëve. Kjo është e gjitha. Isha e frikësuar se do të zbulohesha
një ditë dhe e telefonova atë dhe i thash,
"Unë heq dorë". Ajo më tha, "Ti nuk do heqësh dorë, sepse vura bast në ty, dhe ti do qëndrosh. Ti do të qëndrosh, dhe ja çfarë do bësh. Ti do të bëhesh falso. Ti do të bësh çdo fjalim që të kërkohet. Ti do ta bësh dhe bësh dhe bësh, edhe nëse je e frikësuar dhe thjesht ngec dhe përjeton eksperiencë të keqe, deri sa të kesh atë moment që thua,
"Oh zot, unë jam duke e bërë. Sikur, unë jam bërë kjo.
Vërtetë po bëj këtë." Dhe kjo është ajo që bëra. pese vite në studimet master, disa vite, dhe e dini, jam në Northwestern U vendosa në Harvard, Jam në Harvard, për shumë kohë mendoja "Nuk duhet të jem këtu." Dhe, në fund të vitit të parë në Harvard, një studente që nuk kishte folur në klasë,
asnjëherë, që i kisha thënë "Duhet të flasësh" erdhi në zyren time.
Vërtetë nuk e njihja atë. Ajo erdhi e mposhtur dhe tha, "Nuk duhet të jem këtu". Dhe ky ishte një moment për mua. Sepse dy gjëra ndodhën. E para ishte që unë kuptova, oh zot,
Unë nuk ndihem më kështu, Nuk ndihem më kështu,
sepse ajo ndihet dhe e kuptoj atë ndjenjë, Ajo i duhet klasës Sikur, ajo mund të mashtrojë deri sa të
bëhet. Dhe unë i thash, "Po ti je!
Ti je e supozuar të jesh këtu! Dhe nesër ti do të bëhesh falso, do ta bësh veten të fuqishme, dhe e dini– (Duartrokitje) Dhe ti do shkosh në klasë, dhe do të bësh komentin më të mirë
ndonjëherë." Dhe e dini? Ajo dha komentin më të mirë
ndonjëherë, dhe njerëzit u kthyen sikur, as nuk e vërejta atë të ulej atje.
(Të qeshura) Ajo kthehet pas disa muajve, dhe kuptova që ajo nuk ishte falso, por vërtetë ia kishte dale. Pra ajo kishte ndryshuar. Prandaj dua të ju them,
mos u bëni falso deri sa t'ia dilni. Bëhuni falso deri sa të bëheni
ai që keni dashur. Bëhuni falso deri sa ta përvetësoni. E fundit që dua t'iu them është kjo. Ndryshimet e vogla qojnë
në ndryshime të mëdha. Kjo është dy minuta. Dy minuta, dy minuta, dy minuta. Pra se të vlerësoheni në një situatë
stresuese, për dy minuta bëni këtë, në ashensor, në banjo, në tavolinë, prapa derës. Kjo është ajo që doni të bëni. Bëni trurin tuaj të përballojë situatën Ngritni testosteronin.
Ulni kortisolin. Mos leni situatën duke u bërë pishman Leni situatën duke i ndjerë si, unë njehem sikur do t'i tregoj kush jam. Pra kërkoj që të pozoni dhe kërkoj të ndani këtë shkencë,
sepse është e thjeshtë. Nuk po shpreh egoizëm me këtë.
(Të qeshura) Jepini. Ndani me njerëzit, sepse njerëzit që mund të përdorin më së
shumti këtë janë njerëzit pa qasje në teknologji pa status dhe fuqi. Jepini këtë.
Ata mund ta bëjnë në mënyrë private Gjithcka duhet është trupi,
privatësia dhe dy minuta, dhe kjo mund t'i ndërrojë jetën e tyre. Ju falemnderit. (Duartrokitje)

46 thoughts on “Your body language may shape who you are | Amy Cuddy

  1. This was really good as someone who has gone through the same experience I did try to fake it because I WANTED to take control of my self and be confident and brave for several of reasons so it was hard at the beginning but by pushing my self it actually felt natural and became a part of my self so really for those who think they are powerless you are not because everyone who is capable of changing and trying is powerful !

  2. Fake it till you make it! Sounds like my government, yet they never make it!

    People here applaud her for getting people hired not qualified for jobs.

    Sorry I can not support the lies.

    I want to be a brain surgeon. I will fake it until I make it! Thousands will die.

    This is a disgusting video.

    Those that cheer for her I hope meet a doctor that follow her.

    Nothing better than having a doctor fake it till he or her makes it! You will die, many others too. Yet eventually this person might figure things out! So Comforting!

    I do love people like this, there are too many people on the planet right now. People like this will solve the problem.

  3. I realised being powerless is being fake, becoming powerful is the true you, we just lost ourselves somewhere.

  4. This is more a course on how to lie than how to spot lying but that's the irony of the topic I guess my intuition never fails me. <3 Explorer explore but I garantuee you power wants more!

  5. I feel for her breath issues. She is talking too fast because she doesn't want to waste the audience's time. Men don't worry about that so much.

  6. Next time i wish she will drink some water and cut of the hair to show us her full person…i find her very intelligent and talented, but this hair over her eye shows us, that she is maybe a lil bit hidding…''fake it till you make it'' 😉

    VG

  7. Thanks Amy that was so insightful. It reminded me of Jordan Peterson’s rule of standing up straight and how that links to the primal serotonin systems we share with lobsters. The mechanics of the body and the mind are forever at our fingertips to manipulate or be manipulated by. Thanks again!!

  8. How do you fake solving higher order differential equations? :). Or faking you can teach tennis? Sure, just in case you didn't know, most people fake.

  9. When I first saw this I was sitting in my basement living a simple life. In just a few months I have become a financial mogul with plans on the way to dominate and enslave humanity as my workforce to colonize Uranus. Join me and the Galaxy will be yours.

  10. She still has a little stage fright, but she toughed it out and gave a charming and heartfelt talk. That took some guts.

  11. when I was watching this video everything that she said I feel like ohh dear I lived this things I feel all of them. that's real. I can say this video and her words are would be most realistic compilation on my life.she's excellent survivor woman. 4,5 thousand people dislike this video because they didn't get attention for her speech.

  12. That ending got me in the feels so much! You can tell that's how it really went down cause she was on verge of tears.

    Amazing TED talk! Inspirational and it touches so so so many areas in our life in fact! All the way from professional life, career, to Love and Relationships. God damn!

  13. This speak is so touching at the end because of she shared with her own intimate experience (with deep feelings) that was giving something really important to her own lifepath.

  14. Picture your "peter" as the phone in her hand.Your ability to create imagery will determine how turned on you feel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *